Lajme
SHBA sanksionon shefin e informacionit në Serbi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin.
Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se sanksionet janë vendosur pasi Vulini është përshirë në afera korruptive, ku dyshohet se ka shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat personalen në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Këto marrëveshje korruptive lehtësojnë aktivitetet keqdashëse ruse në Serbi dhe rajon”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
“Veprimet e sotme mbajnë përgjegjës Aleksandar Vulinin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon”, ka thënë Brian Nelsoni.
Vulini ka qenë i implikuar në krimin e organizuar transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, bëhet e ditur nga zyra e thesarit amerikan.
“Ai ka mbajtur marrëdhënie reciproke me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesiq, duke ndihmuar në sigurimin që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiqit mund të lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Serbisë”.
“Ai ka përdorur pozicionet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për të çuar më tej ndikimin e saj në rajon. Vulini është drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë, dhe më parë ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Brendshëm. Këto institucione nuk janë objektivi i këtyre sanksioneve”, bëhet e ditur nga Zyra e Thesarit të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Atij i janë bllokuar të gjitha pronat.
“Të gjitha transaksionet nga personat e SHBA-së brenda (ose që kalojnë tranzit) në Shtetet e Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar janë të ndaluara. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose në dobi të çdo personi të bllokuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














