Lajme
SHBA: Shqetësim për variantin e ri të koronavirusit
Nga e hëna, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë kufizimet në udhëtime të vendosura për tetë vende të Afrikës Jugore, pas zbulimit të variantit më ngjitës të koronavirusit.
Kufizimet e udhëtimit nuk ndalojnë fluturimet dhe nuk zbatohen për qytetarët amerikanë dhe banorët e ligjshëm të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.
“Si një masë paraprake derisa të kemi më shumë informacion, unë po urdhëroj kufizime shtesë për udhëtimet ajrore nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera”, njoftoi presidenti Joe Biden nëpërmjet një deklarate.
Shtetet e Bashkuara mund të shtojnë vende në listën e kufizimeve nëse varianti përhapet, tha një zyrtar i lartë i administratës.
Varianti i ri, i quajtur “Omicron” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, paraqet një sfidë të re për administratën Biden, ndërsa vijon përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë amerikanë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se asnjë rast i variantit “Omicron” nuk është identifikuar në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtari i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, tha se Shtetet e Bashkuara po nxitonin për të mbledhur të dhëna për variantin e ri të koronavirusit.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se rreziku për riinfeksion është më i madh dhe se ka një “ndryshim negativ në epidemiologjinë e COVID-1”, tha OBSH-ja në një deklaratë pas një takimi të mbyllur të ekspertëve të pavarur që shqyrtuan këto të dhëna.
Infeksionet në Afrikën e Jugut ishin rritur ndjeshëm javët e fundit, duke përkuar me zbulimin e variantit të ri, tha OBSH-ja.
“Omicron është cilësuar si një variant shqetësues, sepse ka disa veti shqetësuese. Ky variant ka një numër të madh mutacionesh dhe disa nga këto mutacione kanë disa karakteristika shqetësuese. Tani për tani ka shumë studime që janë duke u zhvilluar. Ka shumë punë që po vazhdon në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera për të parë sa i transmetueshëm, i ashpër dhe ndikimin që ka në masat tona mbrojtëse. Deri më tani, ka pak informacion, por studime janë duke u zhvilluar”, thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Mund të duhen javë që shkencëtarët të kuptojnë plotësisht mutacionet e variantit. Shqetësimi kryesor është nëse vaksinat janë efektive për këtë variant. /VOA
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












