Lajme
SHBA: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ky reagim vjen pas vendimit të 21 dhjetorit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.
Sipas saj, një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Më tutje në reagimin e ambasadës të martën është thënë se autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që qytetarët e Kosovës “të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas nenit 82 të Kushtetutës, kuvendi, ndër të tjera, shpërndahet nga 2/3 e votave të deputetëve dhe më pas presidenti i vendit përmes dekretit shpërndanë kuvendin dhe shpall datën e zgjedhjeve.
Partitë e koalicionit qeverisës, që përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe partitë e komuniteteve joshumicë, ende nuk kanë komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Qeveria Hoti do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën














