Bota
SHBA vendos taksa për çelikun dhe aluminin, BE do i kundërvihet “America First” me “Europa United”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur taksa për importin e aluminit dhe çelikut nga Kanada, Meksika dhe BE, duke i dhënë fund kështu debateve dymujore (nga 23 mars) në senatin amerikan. Këto taksa prekin ndjeshëm aleatët e Uashingtonit, pasi për çdo import të çelikut dhe aluminit vendet respektive duhet të paguajnë 25 dhe 10 përqind taksë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Lëvizja e fundit e Donald Trump ka shkaktuar irritim masiv mes aleatëve, të cilët janë zotuar gjithashtu se do të hakmerren, teksa i kanë quajtur këto tarifa “thjesht dhe pastër, proteksioniste”.
Miistri i jashtëm gjerman Heiko Maas, deklaroi se ndaj sloganit “America First” do reagojë me “Europa United”.
“Ne nuk mund ta kuptojmë vendimin e SHBA-ve për të vendosur tarifat ndëshkuese ndaj BE-së. BE-ja, gjithsesi është e përgatitur të reagojë në mënyrë proporcionale, me kundërmasat e nevojshme”, shtoi ai.
Gjithashtu “zhgënjim të madh” ndaj këtij veprimi amerikan ka ndjerë edhe Britania e Madhe.
Lajmin e bëri të ditur për mediat sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross.
“Duam t’u qëndrojmë negociatave që vijojnë prej kohësh, si me Kanadanë e Meksikën nga njëri krah, ashtu dhe me Komisionin Europian, nga ana tjetër. Kjo, sepse kemi edhe çështje të tjera që duhet t’i zgjidhim”, tha Ross, që gjithsesi nuk dha ndonjë detaj se çfarë duhet të bëjnë aleatët, në mënyrë që t’iu hiqen këto taksa.
Ky ishte edhe një premtim parazgjedhor i presidentit amerikan Donald Trump.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













