Lajme
Shefi i grupit të industrisë: Nuk ka salmonelë në çokollatën zvicerane
Ndër produktet e hequra nga raftet janë vezët e njohura me çokollatë Kinder Surprise.
Javën e kaluar prodhuesit italian të ëmbëlsirave Ferrero iu desh të tërhiqte rreth 40 produkte të tij nga shitja në gjithë Evropën për shkak të salmonelës, shkruan albinfo.ch.
Ndër produktet e hequra nga raftet janë vezët e njohura me çokollatë Kinder Surprise.
Shoqata e Prodhuesve Zvicerianë të Çokollatës (Chocosuisse) nuk humbi kohë duke njoftuar se çokollata e prodhuar në Zvicër nuk përmban ‘surpriza’ të ngjashme.
“Një incident i tillë ka shumë pak gjasa. Nuk mbaj mend një rast të tillë nga një prodhues zviceran”, tha presidenti i Chocosuisse, Urs Furrer.
Arsyeja, sipas Furrer, është se prodhuesit zviceranë të çokollatës kanë standarde shumë strikte të sigurisë së produktit, duke përfshirë kontrollin rigoroz të të gjitha lëndëve të para, si kakao. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












