Kosova
Shembulli që duhet ndjekur
Bajram Morina kishte probleme shëndetësore, por sot ka përfunduar studimet bachelor dhe ka aplikuar për Master
Sot në Kosovë është shënuar “Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mental”. Pjesë e këtij organizimi që u mbajt në Prishtinë ishte edhe Bajram Morina, i cili kishte probleme shëndetësore, por sot ka përfunduar studimet bachelor dhe ka aplikuar për Master.
Sipas RTK-së, ai nisi trajtimin në Klubin “Dëshira” në Prishtinë e më pas ai filloi studimet në Fakultetin e Arteve. Sot, në ditën ndërkombëtare të Shëndetit Mental, rastisi që ai të futet në provim pranues për nivelin Master.
“Ja kom nisë me vizatu me laps, tani me ngjyra të vajit kom nisë me ngjyros …”, ka thënë Morina.
“Në këtë ditë kemi dalë me një propozim më të veçantë për arsye se e kemi projekt të marrë nga programi IFOI i financuar prej USAID-t dhe i implementuar nga ATRC. Ne këtë ditë duam të shënojmë pak më ndryshe se herëve të tjera, arsyeja është se këtë ditë do ta publikojmë manualin e trajnimit për persona me dëmtime intelektuale për punësim dhe vetëpunësim”, ka thënë Nysret Shillova – Drejtues i qendrës ditore “Dëshira”.
Në ditën ndërkombëtare të shëndetit mental përfaqësues të institucioneve thonë se të gjithë së bashku mund të bëjnë më të mirën e mundshme dhe për këtë janë objektivat e strategjisë nacionale.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155471382233859/
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












