Lajme
Shëndetësia në Britani ‘paralizohet’ nga grevat
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë (NHS) po përballet me ndërprerje masive, pasi dhjetëra mijëra punonjës janë bërë pjesë e grevës më të madhe në historinë e Britanisë.
Kolegji Mbretëror i Infermierisë (RCN) tha se grevat do të vazhdojnë për aq kohë sa do të nevojitet, ndërsa sindikata “Unite” paralajmëroi për një cikël të vazhdueshëm të protestave të punonjësve.
Drejtuesit e sindikatave i kanë kërkuar qeverisë të veprojë për të parandaluar aktet e mëtejshme të grevës, por ministrat në Angli kanë sinjalizuar se nuk janë gati të zbatojnë një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes, të paguajnë për 2022-2023, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Priten trazira në gjithë Anglinë, pasi infermierët nga RCN-ja do të bashkohen me mjekët e kujdesit emergjent të GMB-së dhe “Unite”, punonjësit e urgjencave dhe stafin tjetër të shërbimeve të ambulancave.
Kjo është hera e parë që punonjësit e ambulancave dhe infermierët dalin në grevë në të njëjtën ditë.
Infermierët do të bëjnë sërish grevë të martën, punonjësit e ambulancave sërish të premten dhe fizioterapistët të enjten.
Drejtuesit e NHS-së thanë se kjo do të jetë java më shkatërruese e grevave deri më tani, por ata u kërkuan njerëzve që të kërkonin kujdes urgjent nëse do të kishin nevojë dhe të merrnin pjesë në takime siç ishte planifikuar, nëse nuk ishin kontaktuar paraprakisht.
Sindikatat në Uells pezulluan kryesisht veprime të ngjashme, pasi qeveria e Uellsit doli me një ofertë të përmirësuar pagash të premten.
Ndërkohë, Downing Street tha se dëshiron të shikojë përpara dhe “jo mbrapa” kur bëhet fjalë për negocimin e pagave me sindikatat shëndetësore.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Rishi Sunak, i pyetur se cili është plani i tij për t’u dhënë fund grevave, tha: “Ne duam të vazhdojmë të diskutojmë se si mund të gjejmë një rrugëzgjidhje me sindikatat”.
“Rritja e pagave mbi inflacion nuk është e pranueshme, duke pasur parasysh ndikimin që do të kishte tek taksapaguesit dhe rrezikun e rritjes së presioneve inflacioniste”, tha ai.
“Ne duam të gjejmë një rrugëzgjidhje. Ne mendojmë se mënyra e duhur për ta bërë këtë është të flasim për ofertën e pagave të vitit 2023-2024, përpara se propozimet t’i dorëzohen organit të rishikimit të pagave”, shtoi ai
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare Zviceranët shpenzojnë më shumë në vendet fqinje pavarësisht kufizimeve ... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët














