Lajme
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar që shërbimet konsullore në këtë konsullatë do të ofrohen deri më 23 dhjetor të këtij viti, për shkak të përmbylljes së vitit fiskal dhe festave të fundvitit.
Ndër të tjera ata kanë uruar të gjithë për festat si dhe kanë shprehur mirënjohje për bashkëpunim dhe mirëkuptim.
Për të gjitha ata që kanë raste emergjente, Konsullata ka treguar numrin emergjent si dhe një adresë elektronike.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Për shkak të përmbylljes së vitit fiskal dhe festave të fundvitit, ju informojmë se shërbimet konsullore në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më datën 23.12.2024.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ju uron festat e fundvitit dhe shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Për raste emergjente, mund të na kontaktoni në:
📧 Email: [email protected]
📞 Numri emergjent: +41 43 311 89 00
Ju lutemi vini re:
Numri i zakonshëm i telefonit, nuk do të jetë aktiv gjatë festave zyrtare dhe ditëve të fundjavës.
Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












