E-Diaspora
Sherr në mes refugjatësh: Serbi plagos rëndë shqiptarin
I sulmuari u dërgua në spitalin e qytetit ku është vendosur në stacionin e përkujdesjes intensive për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Azilkërkuesi serb është paraburgosur. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për tentimvrasje
Në një qendër të pranimit të azilkërkuesve në Halberstadt në mëngjesin e të shtunës ka shpërthyer një sherr në mes të dy meshkujve, shkruan mdr.de. Sipas njohurive të deritashme, një shtetas serb 34 vjeçar e ka goditur me një këmbë metalike të tavolinës një shtetas shqiptar të moshës 19 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar viktimës lëndime të rënda në kokë.
I sulmuari u dërgua në spitalin e qytetit ku është vendosur në stacionin e përkujdesjes intensive për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Pas këtij konflikti, një numër bashkëkombësish të viktimës, shqiptarë të strehuar në atë qendër, janë armatosur me shkopinj druri dhe me këmbë tavolinash për t`iu hakmarrë serbit. Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimit të sigurisë të qendrës së azilit.
Azilkërkuesi serb është paraburgosur. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për tentimvrasje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












