Lajme

Shfaqet një ujk në zonën e Cyrihut

Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtin ujk që mbyti disa dele vjeshtën e kaluar; kafsha mbetet e mbrojtur dhe nuk mund të qëllohet pa plotësuar kushte të rrepta.

Një ujk është parë së fundmi duke lëvizur në zonën e “Lake Zurich”, në bregun e majtë të liqenit. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtin kafshë që kishte mbyti disa dele gjatë vjeshtës së kaluar në këtë rajon, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, autoritetet kantonale kanë vendosur ta lejojnë ujkun të vazhdojë të lëvizë lirshëm në zonë.

Kjo për shkak se ujku është një specie e mbrojtur dhe mund të qëllohet vetëm në kushte shumë të rrepta. Një nga këto kushte është nëse kafsha vret disa kafshë ferme brenda një periudhe katërmujore.

Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje fermerëve në zonë që të marrin masa për mbrojtjen e bagëtive të tyre, duke përdorur gardhe elektrike të mjaftueshme të larta për të parandaluar sulmet.

Ky është rasti i dytë i raportuar i shfaqjes së një ujku në Zvicër gjatë muajve të fundit. Në muajin shkurt, një ujk “shtegtar” u pa duke notuar përmes Lake Lucerne gjatë udhëtimit të tij nëpër vend – një rast i parë i dokumentuar i tillë në Zvicër./Albinfo.ch