Integrimi
“Nënë Tereza” e Zvicrës ndihmon refugjatët sirianë në Maqedoni
Gjatë këtij aksioni janë shpërndarë mbi 600 pako me ushqime të ndryshme dhe pije freskuese
Në këto ditë të vështira për refugjatët të cilët për shkak të luftës në Lindjen e Afërt (Siri dhe gjetiu), kërkojnë shpëtim në Evropë dhe si rezultat i krizës humanitare, Shoqata Humanitare Bamirëse Nënë Tereza në Lucern të Zvicrës u ka dalë në ndihmë këtyre refugjatëve duke dërguar disa pako me ndihma ushqimore në Maqedoni.
“SHHB Nëna Tereza” në Zvicër e ka përcjell nga afër këtë situatë te dhimbshme të këtyre njerëzve te pafajshëm, i ka dhënë vetes detyrë dhe obligim që sa më shpejtë të ndihmojë dhe të përkrahë refugjatët kudo që janë, e në veçanti në Maqedoni ku situata është mjaft e rëndë dhe dramatike”, theksoi për “albinfo.ch”, Xhafer Zeqiri, sekretar i Kryesisë së “SHHB Nëna Tereza”.
Ky aksion i cili është zhvilluar më 11 shtator në kampin e Tabanovcit në Maqedoni, afër kufirit me Serbinë është bërë në bashkëpunim të kryesisisë së SHHB Nënë Tereza në Zvicër dhe koordinatorit të shoqatës në Maqedoni Jashar Pollozhani.
Gjatë këtij aksioni janë shpërndarë mbi 600 pako me ushqime të ndryshme dhe pije freskuese.
Sipas z. Zeqirit situata atje është shumë e rëndë dhe kërkohet që të gjithë njerëzit bamirës t`u dalin në ndihmë. “Nuk ka nevojë shumë të thuhet për hallet dhe vuajtjet e atyre refugjatëve, mjafton vetëm një minutë në ekranet televizive të përcjellësh ato skena të dhimbshme dhe fotografi trishtuese, prandaj edhe bëjmë lutje që të ndihmohen këta njerëz sa është e mundur që sadopak t’ua lehtësojmë këtë barrë të rëndë”, ka thënë ai.
SHHB Nënë Tereza në Zvicër është në përgatitje edhe të aksioneve të tjera humanitare për të ndihmuar refugjatët sirianë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit


















