Lajme
Shitje rekord i Iphone 12
Ishte pritur me padurim, dhe nuk është çudi që prezantimi i iPhone 12 mori vëmendje aq të madhe. Interesimi i jashtëzakonshëm për modelin e ri, të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetin 5G, u shfaq qartë edhe në nivelin e porosive.
Apple rezulton të ketë shitur më shumë modele iPhone 12 në 24 orët e para të porosive javën e kaluar sesa modelet e iPhone 11 të shitura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas analistit të lartë të produkteve të kësaj kompanie, Ming-Chi Kuo nga TF International.
Kuo thotë se Apple shiti deri në 2 milionë njësi të iPhone 12 brenda një dite pas lansimit krahasuar me 800,000 njësi të iPhone 11. Duket se IPhone 12 Pro është ai që është shitur më mirë sesa pritej, e kjo sipas analistit, i detyrohet kërkesës së fortë në Kinë.
Kuo ka një histori të shkëlqyeshme në parashikimin e produkteve dhe shitjeve të Apple, ndaj raportet e tij konsiderohen me mjaft peshë. Vetë kompania reshti përpara disa vitesh së raportuari shitjet e fundjavës së parë të modeleve të reja të iPhone.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











