Shkurt.ch
Shkatërruan orët në vlerë prej 590 milionë dollarësh
Nëse orët e tyre do të ishin në dispozicion, të lira dhe pa një reputacion të shkëlqyeshëm, me siguri do të prishnin vlerën dhe ekskluzivitetin e tyre
Kompania zvicerane “Richemont”, e cila qëndron pas markave ‘Cartier’ dhe ‘Montblanc’, kohët e fundit bleu dhe shkatërroi orë luksoze me vlerë rreth 590 milionë dollarë.
Arsyeja për këtë? Janë pazaret, në të cilat orët vlerësohen shumë ulët.
Kjo kompani filloi një praktikë interesante, kur ata së pari besonin se po ngadalësohet tregu i Azisë dhe i bartnin produktet e tyre në tregun e zi, të cilat mund të shiten nga rishitës të paautorizuar me çmime tepër të ulëta, përcjell albinfo.ch.
Nëse orët e tyre do të ishin në dispozicion, të lira dhe pa një reputacion të shkëlqyeshëm, me siguri do të prishnin vlerën dhe ekskluzivitetin e tyre. Këtë herë, kompania e njohur bleu të gjitha modelet nga tregu evropian, përfshirë markat ‘Piacet’, ‘IVC’, ‘Vacheron Constantine’.
Orët që blihen do të ndahen dhe do të riciklohen. Kjo praktikë sigurisht që nuk është ideale nga ana e konsumatorit dhe disi e turpshme që po bëjnë këto kompani, por nga ana tjetër, ato po luftojnë për të ruajtur reputacionin e markave dhe nivelin e çmimeve.
Pyetja më e rëndësishme tani është e ardhmja e industrisë së orëve të luksit, duke pasur parasysh rënien e ngadaltë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë "Falë partneriteteve të forta The HALO Trust dhe punës së përkushtuar në terren, është bërë progres... -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut












