Futboll

Shkëlqimi i Rashicës në Gjermani

Futbollisti i Kosovës shënoi një gol të bukur kundër Borussia Dortmundit të martën mbrëma

Milot Rashica është adaptuar në skuadrën gjermane të Werder Bremenit, duke pasur më shumë minuta dhe duke shënuar më shumë gola.

Goli i tij kundër Borussia Dortmundit do të mbahet mend gjatë, derisa në fund skuadra e tij me penallti eliminoi skuadrën e madhe gjermane, shkruan albinfo.ch.

Rashica luajti për 66 minuta, duke marrë vlerësime pozitive për ndeshjen që zhvilloi.

“Çfarë ndeshje fantastike!!! Faleminderit fansa për mbështetjen e vazhdueshme. Urime ditëlindjen Werder Bremen”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Instagram.

Gjatë këtij sezoni Rashica ka luajtur gjithsej 14 ndeshje për Bremenin.