Shkurt.ch
Shkencëtaret zviceranë ruajnë të nxehtit e verës për ta përdorur dimrit
Një grup shkencëtarësh zviceranë thonë se kanë zbuluar një proces që mund të ruajë të nxehtit të verës, e cila më vonë është shumë e thjeshtë dhe e lehtë të përdoret në dimër. Gjithashtu energjia që ruhet fizikisht mund të zhvendoset në ndonjë vend që ne kemi nevojë, shkruan albinfo.ch.
Qëllimi i këtij projekti është për të zvogëluar përdorimin e lëndëve djegëse për ngrohje në dimër. Këtë risi e kanë krijuar shkencëtarët që punojnë në laboratorët zviceranë EMPA, duke përdorur hidroksid të përqendruar natriumi (NaOH), nëpërmjet të cilit është ruajtur sasia e ngrohjes. Po ashtu janë përdorur komponentë të ndryshme që konvertohen për lirimin e ngrohjes kur është e nevojshme.
Shkencëtarët, duke e përdorur faktin që kur uji derdhet në hidroksid natriumi shfaqet reaksioni ekzotermik, ku energjia kimike në NaOH qarkullon në formë të nxehtësisë. Në këtë mënyrë, sasi të mëdha të ngrohjes mund të lirohet nga hidroksid natriumi vetëm duke shtuar ujë. Nga ana tjetër, avantazh i madh është se ngrohja e “bllokuar” mund të ruhet për muaj apo edhe vjet derisa NaOH përsëri të vijë në kontakt me ujin.
Ky projekt është ende në fazën e prototipit, por laboratorët EMPA kërkojnë partnerë tregtarë që do të ndihmojnë në krijimin e një versioni kompakt të sistemit për përdorimin e saj nëpër familje.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










