Kosova

Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”

Filmi :”Tashko & Koço një love story shqiptar”

Sukses i madh në Paris i filmit “Tashko & Koço, një love story shqiptar” Angjelina Xhara Papalilo merr çmimin “Grande Ekselans” për karrierën e saj artistike! “La maison de l’Albanie”, për herë të parë me një veprimtari të shkëlqyer kulturore artistike, transmeton albinfo.ch.

Mbresa nga Parisi, Silvana Braçe

Kam drejtuar shumë herë ngjarje të rëndësishme të jetës kulturore artistike, brenda dhe jashtë vendit, por këtë që përjetova në Paris, nuk do ta harroj kurrë… Lotët në sy, emocione të verteta nga krijues e artdashës, tregojnë se këtu ka gjurmë të vërtetë arti… Kalvari i punës që mban në shpinë të nxjerrë në ndriçimin që duhet. Kësaj radhe në Paris unë prezantova dy evente artistike filmin dhe poezinë kontemporane. Shfaqja e filmit dokumentar “Tashko & Koço, një love story shqiptar” sjell shpirtin e dy krijuesve të shquar të filmit nga Kinostudio dhe RTSH, Angjelina Xhara dhe Ylli Pepo, secili në fushën e vet krijuese në skenar e regji! Dëgjova fjalë frëngjisht që i dimë të gjithë, si magnifik, formidable, exepsionel, profond sentiment… shumë herë në komentet mbas shfaqjes së dokumentarit të mrekullueshëm… Ideatori i shfaqjes është Luan Rama, që bëri një drejtim shpirtëror të dy aktiviteve, duke përfshirë edhe prezantimin e dy librave nga poetesha e poeteshave, Mimoza Ahmetaj. Ishim të dy bashkë që drejtuan këtë ngjarje të rëndësishme, në zemer të Parisit. Siç e thanë të pranishmit, “La maison de l Albanie”, për herë të parë shkëlqeu me një veprimtari të veçantë kulturore artistike! Ky ishte mendimi i të gjithëve, që ndejtën gjatë pranë njëri-tjetrit e folën pafund… Angjelina e hutuar, me buzëqeshje të përmbajtur e me dritë në sy, dëgjonte dhe ndonëse dinte frëngjisht nuk donte të fliste, se i dukej sikur do të thoshte fjalë gabim, para francezëve, ajo dëgjonte dhe fliste shpirtërisht me të gjithë, që donin të thoshin diçka të thellë për filmin. “Ah, moj Angjelina, nuk i kishe marrë masat për të dokumentuar me kamera ato çaste kaq mallëngjyese e prekëse që përjetuam të gjithë…” Por fotografitë flasin shumë, edhe videot e shkurtra me fjalën e Presidentes së Albanian Ekselans, z. Flora N. Nikolla, edhe fjala e hapjes e poliedritetit artistik e diplomat të shquar, Luan Rama…Kush ka interes le të hapë fb. Instagramin dhe diçka do marrë nga magjia e atij takimi artistik. Vetë Eno, ishte i pranishëm me Albumin dhuruar kësaj Foleje të shqiptarëve në Paris. Dedikimin e kishte bërë frëngjisht me fjalë të zgjedhura për nënën e tij, prej ku nisi fluturimi magjik artistik i saj nga Monpelje, e veçanërisht mbarimi i Konservatorit në Paris. Angjelina të ndoqa tek flisje me z. Spango Hanssen I lërove kolltuku dhe vetë u ule mbi tavolinë… Ai ishte i pari që diskutoi menjëherë pas filmit duke thënë se ishte i befasuar, i emocionuar dhe i prekur nga kjo histori legjendare dashurie dhe nga ky realizim filmik,që ndonse është në shqip kryesisht, të jep emocione të thella në përgjithsi për talentin e këtij çifti të jashtëzakonshëm artistësh! Gruaja e tij,z. Betran.foli në një intervistë që u vu dhe në internet,marrë nga Luani, në prezencë të Angjelinës… Ajo thotë tekstualisht se nuk e kupton gjuhën shqipe, po kuptoi fillim e fund një interpretim të lartë të dy artistëve të mëdhenj, në vite të vështira të luftës… Që ti Angjelina , një ditë më pas, tek komenti në emisionin “Ura” të Artur Bejzade i quajte, vite kolere…duke nënkuptuar Garzia Markezin e madh! Ju falenderoj me shpirt për këtë dhuratë që më bëtë, ju sëbashku me artistin e nadh, Nderin e Kombit, Eno Koçon duke më zgjedhur të merrja pjesë si përfaqsuese nga Shqipëria në Paris… Po. Po…unë kisha me vete emocionet e tre premierava në Tiranë e Korçë,,tek Akademia e Shkencave, tek salla Unesko në Muzeun Kombëtar dhe Teatrin ,Andon Zako Çajupi në Korçë… Por në Paris ishte diçka ndryshe, diçka magjike… E meritonin këta dy kometa të zjarrta të artit shqiptar, Tashko&Koço, të priteshin aq ngrohtë në Paris…Ata janë në themelet e depërtimit të artit perëndimor në Shqipërinë e dikurshme, qe kthente sytë e saj nga arti i Rilindjes Europiane, me Teftën nga Franca e Italia …po edhe nga Bukureshti e Milano, prej ku vinte baritoni i madh,”princi rus” siç e quan shtypi i viteve 30, të. Kristaq Koçon të cilin Tefta e ëmbël e zgjodhi nga elita që po i jepte frymë një Shqipërie të varfër e të paditur,por me një art popullor ku u ngjizën perlat e këngës qytetare shqiptare! Ja përse La bohema e Puçinit, Ariet e Verdit, të Mozartit, të Hendelit e Doënixetit vinin me një tingëllim më të veçante në koncertet e para nga Korça e Shkodra, në Tiranë e Durrës, në Kavajë , Elbasan, Fier, në Gjirokastër, Vlorë, në Himarë… Ja kështu me erudiocioni fantastik të Luan Ramës përmenden vendet historike të Parisit ku Tefta kishte shtëpinë e saj e shoqëruar nga nëna Eleni e vëlla Aleko…Arsimimi i saj , letrat e mrrekullueshme të shoqes së ngushtë,që këmbëngul ,duke e këshilluar e ndjekur …Ku je ti, cfarl bën…Mos shko në Orient, ty të pret një perspektive e madhe, mos iu nda Parisit e Londres…Kujdes edhe pa ngrënë të jesh të paraqitesh në audicionin me Xhonson, drejtor i Metropolitanit në NY Jork… Të gjithë këtë jetë të jashtzakonshme dokumentari e sjell si një dëshmi të pakontestueshme ku përmblidhet në një, e verteta dhe arti, dashuria dhe përjetësia, pasioni dhe talenti… Pjesa e dytë e kësaj mbrëmje magjike në Paris ishte prezantimi i dy librave të poeteshës Mimoza Hametaj, e cila ju referua shpirtit hyjnor të Teftes në tre çaste kryesore të diskutimit të saj. Tekstualisht ajo shprehet për artisten tonë të madhe me fjalët… ” Tefta Tashko ishte nje yll qe doli nga bota fenomenale drejt sociales dhe europianes. Megjitate dashuria e saj per dinjitetin e cdo njeriu, beri qe ajo vete te shkonte krahinave te vendit per tju kenduar kenge fshatareve, qe tua vishte shpirterat me ndjenje, me ato zanoret e mrekullueshme te zerit te saj qe i shoqeronte pianoja mbi qerre. Fuqia e saj per ta dashur fenomenalen, edhe pse ajo mund te mbetej artiste salloni, eshte nje dimension i Tefta Tashko Kocos qe do te vazhdoje te trondisi koherat.’ Sa bukur u shpreh dhe shqiptarja pariziene, tregimtare tepër interesante, Mimoza Kuchly. Bisedat tona me Zamir Matin apo me Klara Shehun, me Ezmeralden dhe burrin e saj, Zamirin, bisedat me shumë të rinj e të reja shqiptare, mu dukën me vlagë dashurie e simpatie të veçantë. Shikoja pranë e pranë tek flisnin Ylli Demneri dhe Angjelinën, dhe sikur shikoja një jetë të tërë krijuese. Komunikime interesante u bënë me perfaqsuesit nga Ambasadat shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, z. Rovena Mocka e Z. Krasniqi, me emigrantë të inkuadruar tashmë në jetën pariziane dhe shikon vizionin e Shqipërisë së madhe të sotme të shpërndarë në gjithë kryeqytetet e botës…

Nuk do të harroj emocionin e Angjelinës kur në emër të Albania Ekselent, Presidentja, Flora N Nikolla, i jepet Cmimin “Grande Ekselens..”.E kam ndjekur gjithë karierën e saj dhe zgjodha të jap çmimet e sivjetshme , njërën kushtuar Angjelines dhe tjetrën..La maison de l Albanie, sepse pikërisht këtu e kam filluar veprimtarinë e shoqatës sonë mbarëkombëtare. Zamir Mati shton pas saj duke përmendur të paharruarin Kiço Blushi…që kshte propozuar vetë emrin e kësaj strehe të Artit… Mbresa dhe emocione të pafund… Ja si tregon dhe Anida Braho, antare e Bordit drejtues të Ekselans Albanian, “Unë jam rritur në duart e kushërirës së Teftes, u emocionova jashtëzakonisht nga filmi. Ju uroj të gjithëve përgëzime pafund, Edhe folësit ishin shumë emocionalë… Filmi i flet spektatorit në kater gjuhë, shqip, frëngjisht, italisht ,sllavisht…duke ndjekur trajektoren e jetës së artistëve të paharruar, Tashko&Koço…” Klara Shehu me plot emocion flet për letrat e dashurisë së çiftit Tashko& Koço”, të thella, plot mbresa dhe emocione të papara… Angjelina tërheq vëmendjen tek fraza e Kristaqit kur i shkruan Teftes…Të merr malli për Tiranën, që kur jemi jashtë e duam aq shumë dhe kur jemi brënda e shajmë…fjalë kaq aktuale edhe për kohët e sotme U morrën shumë duartrokitje emocionale, shtrëngime duarsh, krahërorësh,. Filmi është magjik.Si arti sintetik ai përmbledh disa profesione krijuese bashkë. Regjisori e sjell filmin në ekran në bashkpunim me një ekip të plote. Ai ka pranë fjalën e frymëzuar të skenarit, muzikën e formuluesit, tingujt jetësore, zërat e folsave tërheqës, për t’i sjellë kuadrot filmike me sa më shumë vertetsi e emocionalitet.Operatorë të filmit janë Adi Grishaj e Xhemal Reçi . Për montazhin, Ylli ka shumë bashkëpunime të suksesshëm me Gjergji Panon, qe tregon se ka përjetuat emocione personale me këtë film special. Producente shumë dinamike e filmit është Lorina Pepo,ndersa Producente ekzekutive është Valentina Hysa! Filmi për Artistët e mëdhenj, Tashko Koço, dy përfaqësues të denjë të viteve 30, 40, u realizua me mbeshtetje nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës! Dy krijuesi kryesorë të filmit janë me karierë të gjatë e solide. Ata kanë punuar se bashku mes tyre, dikur edhe filmin e pare ku u fol për herë të pare për Kosoven “Kosova me të verteta e saj të mëdha”, me pese episode, në vitin 1981! Kanë në sirtar edhe skenar për film artistik! Ylli dhe Angjelina, vitin e ardhshëm do realizojnë edhe një film tjeter qe duan t’a mbajnë sekret, se do jenë figura të dyta mbas dy krijuesve të rinj. Faleminderit Paris se na dhe ngrohtësinë e shqiptareve të vërtetë që na priten dhe se emocione të verteta artistike!

Paris, 30 mars 2024