Shkurt.ch
Shkencëtarët zviceranë, të alarmuar nga zhdukja e insekteve
Studiuesit në Akademinë Zvicerane të Shkencave janë shprehur të alarmuar për zhdukjen e insekteve në Zvicër dhe Europë, dhe kanë bërë thirrje që kjo çështje të trajtohet urgjentisht, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
60 për qind e llojeve të insekteve që janë studiuar në Zvicër, janë në rrezik, thonë shkencëtarët. Më të rrezikuarat janë insektet në zonat bujqësore dhe mjediset ujore, sipas të dhënave nga Forumi i Biodiversitetit të kësaj akademie.
Zhdukja e insekteve zvogëlon pllenimin e bimëve dhe dëmton tokën, thonë shkencëtarët, përcjell albinfo.ch.
Rendimenti dhe cilësia e më shumë se 75 për qind të bimëve kryesore në botë varen edhe nga insektet.
Kjo rënie e numrit të insekteve ka ardhur jo vetëm si pasojë e përdorimit të madh të plehrave dhe pesticideve, por edhe për shkak se janë shkatërruar mënyrat e tyre të jetesës dhe nga ndotja.
Sipas studiuesve, zhdukja e insekteve është dokumentuar shkencërisht dhe se shkaqet janë të njohura. Për shembull, një studim afatgjatë në Gjermani solli të dhëna se biomasa në këtë vend ka rënë për 76 për qind në 30 vjetët e fundit.
Nga Forumi i Biodiversitetit thonë se përpos hulumtimeve, duhet të merren edhe masa urgjente mbi shkaqet e njohura.
E-Diaspora
-
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër Dy kandidatët shqiptarë fitojnë mandatet në zgjedhjet lokale të 7 majit 2026 nën siglën e Partisë... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













