Sport
Shkëndija shkruan histori, kalon tutje
Shkëndija e Tetovës edhe një herë ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, duke u kualifikuar tutje në Ligën e Evropës
Tetovarët kanë arritur të shënojnë fitore të madhe në shtëpi përballë skuadrës kazake Neftci Baku me rezultat 1:0. Pasi ndeshja e parë në Kazakistan ka përfunduar në barazim 0:0, kuqezinjtë kanë bërë gjithçka mirë duke shënuar fitore që i ka kualifikuar për në raundin e tretë, shkruan albinfo.ch.
Ishte sulmuesi Besar Ibrahimi që ka shënuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e 31-të pas një asistimi nga mesfushori Radeski. Pas kalimit të raundit të dytë, Shkëndijën do ta presë një punë e vështirë në raundin e tretë pasi do të përballet me skuadrën çeke Mlada Boleslav. Shkëndija është skuadra e vetme shqiptare në Ligën e Evropës, pasi Kukësi u eliminua nga Austria e Vjenës.
Besar Ibrahimi ishte padyshim i lumtur që i ka vënë vulën këtij suksesi historik. “Normalisht mundeshim të shënonim më shumë, por edhe me këtë fitore bëmë historinë. Desha të falënderoj familjen, klubin, ballistët, shqiptarët kudo që janë për përkrahjen që na japin dhe ta shijojmë së bashku”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Kapitenit dhe simbolit të skuadrës, Ferhan “Buba” Hasani i është dashur të sakrifikojë për të qenë në fushë në të dy ndeshjet, por në fund ia ka vlejtur, pasi ka festuar me ‘Ballistët’ kualifikimin në stadiumin e rivalëve të Vardarit. Mesazhi i kapitenit është pikërisht për ta. “Nuk kemi bërë shumë plane se deri ku mund të shkojmë, kemi menduar ndeshje pas ndeshje dhe ka funksionuar pozitivisht. Duhet të mendosh për ndeshjen e radhës. Dua të falënderoj gjithë tifozët që kishin ardhur prej Tetovë. Ky nuk është stadiumi ynë, por ata na bënë të ndihemi në shtëpi”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













