Shqipëria
Shkodra dhe Durrësi ‘nën ujë’
Ndërkohë, vetëm në fshatrat Shirq, Mushan dhe Darragjat raportohet për të paktën 36 familje totalisht të izoluara nga uji
Reshjet që nga mesnata kanë shkaktuar shumë përmbytje në Shqipëri, sidomos në rrethin e Shkodrës dhe në Durrës.
Një pjesë e banorëve në Shkodër, edhe para se të rikthehej shiu ishin nën ‘pushtetin’ e ujit si pasojë e shkarkimeve të hidrocentraleve të ngritura në Kaskadën e Drinit, shkruajnë mediat shqiptare.
Reshjet kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në orët e pasdites së të dielës dhe zgjidhja për dhjetëra familje është vetëm braktisja e shtëpive dhe pronave të tyre e zhvendosja në zonat e sigurta.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njoftoi se Forcat e Armatosura janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve duke shpërndarë ndihma dhe çadra. Vetëm gjatë ditës së hënë, kjo ministri njofton se janë zhvendosur 34 familje, ndërkohë që përparësi i është dhënë edhe zhvendosjes së bagëtive në zonat e prekura nga uji, përcjell albinfo.ch.
Në fshatin Obot kalimi bëhet vetëm me varka. Në këtë njësi janë përmbytur mbi 900 hektarë tokë dhe 920 të tjera në njësinë Bërdicë. Në Gur të Zi ka probleme me rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve. Dëmet e shkaktuara tek fermerët janë të mëdha.
Ndërkohë, vetëm në fshatrat Shirq, Mushan dhe Darragjat raportohet për të paktën 36 familje totalisht të izoluara nga uji.
Ndërkohë, moti i keq në Durrës ka krijuar anomali jo vetëm në qarkullim po dhe në procesin mësimor në këtë qytet.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Met Hasa’ në Porto Romano të Durrësit janë izoluar brenda godinës. Uji ka përmbytur oborrin e mjedisin përreth. Ndërkohë mësimi është pezulluar dhe te shkolla ‘Neim Babameto’ në Spitallë.
Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit, edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton pezullimin e procesit mësimor për sot.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











