Kosova
Shkollat profesionale në Kosovë sipas modelit zviceran
Kosova duhet t’i jap më shumë mundësi dhe përkrahje zhvillimit të shkollave profesionale, pasi ato hapin mundësi më të madhe punësimi për të rinjtë.
Konsull i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu është shprehur në televizionin publik të Kosovës se kanë marrë një iniciativë për aplikimin e Shkollave Profesionale në Kosovë, që do të jenë model nga Zvicra.
“Zvicra ka shumë sukses në këtë drejtim. Ajo është e njohur në botë për shkolla profesionale. Ka pasur përkrahje që ne të ndërtojmë një qendër në Kosovë për automekanik. Kësaj ideje ne do të i japim formë. Për këtë kemi ardhur në Kosovë që të ecim me tutje”, është shprehur Avdiu, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij ka shumë bashkatdhetarë në Zvicër që po zhvillojnë këtë aktivitet.
Stefan Sarkany, kryetar i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për arsim profesional.
“Ne mundësojmë lidhje në mes shoqatave ndërmjet dy vendeve, e në këtë rast me Unionin Zviceran të Automobilave”, ka nënvizuar Sarkany.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












