Lajme
Shkollat, restorantet, kufijtë … çka hapet më 11 maj 2020 në Zvicër
11 maji shënon edhe fazën e dytë të lehtësimit të masave në Zvicër, që do të vazhdojë më pas në fazën e tretë më 8 qershor
Në fund të muajit prill, Zvicra filloi me lehtësimin e masave pas bllokimit total, për shkak të pandemisë Covid-19.
Megjithatë, nga nesër fillon faza e dytë. Nëse vazhdohet në këtë gjendje, shumë gjëra të tjera të do lejohen në Zvicër.
Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch.
Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020, ashtu si edhe ngjarjet sportive, por që mund të zhvillohen pa shikues.
Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga katër persona (përfshirë edhe fëmijët e tyre, nëse janë familje) të ulen në një tryezë ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës prej dy metrash në mes të tavolinave.
Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitë që merren me gastronomi duhet të kenë një koncept mbrojtjeje.
Së fundi bëri bujë lajmi se klientëve do tu kërkohen të dhënat dhe numri i telefonit, por kjo do të jetë në bazë vullnetare, përcjell tutje albinfo.ch.
Stërvitjet në sportet kolektive gjithashtu mund të fillojnë përsëri nga 11 maji, në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash.
Ka më pak kufizime në sportin e klasit të lartë, do të lejohen, pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.
Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.
Shkollat gjithashtu mund të rihapen, por kjo do të vendoset në kantonet përkatëse.
Gjithashtu nga nesër, do të hapen 15 pika tjera kufitare, por me disa kushte, përcjell tutje albinfo.ch.
Zvicra dalëngadalë do t’i rikthehet normalitetit.
Kantonet do të vendosin nëse shkollat do të fillojnë punën më 11 maj
Qeveria Zvicerane: Të dhënat personale në restorante, vetëm në bazë vullnetare
Zvicër: Nga e hëna, nuk vlen më urdhri “Rri në shtëpi” për të moshuarit
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026 Në zemër të Davosit në Zvicër, aty ku çdo vit mblidhen liderët globalë për të diskutuar... -
Zvicra përjeton një ‘rritje të ndjeshme’ të rasteve të gripit -
Ligje të reja për ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 -
Ndalohet pengimi i prindërve për të takuar fëmijët: Parlamenti zviceran miraton krijimin e një vepre penale -
Më shumë gra në Zvicër po vdesin nga kanceri i mushkërive, numrat janë dyfishuar












