Shkurt.ch
Shkon në tre numri i të vdekurve nga shpërthimi në Boston
Po ashtu edhe numri i të lënduarve është shtuar në 176. 17 prej tyre janë në gjendje kritike
Sipas informatave më të reja që plasojnë agjencitë e lajmeve, në shpërthimet që kanë ndodhur të hënën, më 15 prill në Boston të SHBA-së ka vdekur edhe personi i tretë. Bëhet fjalë për një fëmijë tetëvjeçar.
Po ashtu edhe numri i të lënduarve është shtuar në 176. 17 prej tyre janë në gjendje kritike, njoftojnë agjencitë e lajmeve nga vendi i shpërthimit.
Autoritetet janë ende në kërkim të personave ose organizatave të cilat kanë vendosur bombat. Deri më tash nuk ka njoftime për identitetin e tyre.
Shpërthimet e djeshme në Boston vlerësohen si më të fuqishmet që kanë ndodhur në SHBA që nga ai i 11 shtatorit 2001.
————–
Kanë gjetur vdekjen dy persona dhe së paku 40 janë plagosur nga dy shpërthime që kanë goditur vijën e finishit në Maratonën e Bostonit, pasditen e të hënës.
Shpërthimet kanë shkatërruar atmosferën e njërës prej ngjarjeve më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar panik dhe konfuzion.
Shërbimet e emergjencës janë shfaqur në vendin e ngjarjes, i cili shpejt është rrethuar nga forca të shumta të policisë.
Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë ndodhur rreth dy orë pasi fituesit kanë arritur në cak, përkatësisht rreth orës 14:50, sipas kohës lokale.
Njësitet emergjente po shfrytëzojnë tendën e ngritur për vrapuesit e maratonës, për të trajtuar të plagosurit, njofton ReL.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama është njoftuar për ngjarjen dhe se ka urdhëruar administratën e tij që të ofrojë ndihmë në hetime. Nënpresidenti Joe Biden ka thënë se “lutjet tona janë me njerëzit në Boston, të cilët kanë pësuar lëndime”.
Administrata Federale e Aviacionit ka krijuar zonë të ndalim-fluturimit mbi vendin e ngjarjes. Ndërkaq, në Uashington dhe Nju Jork është rritur dukshëm siguria përreth vendeve kyçe.
Maratona e Bostonit është njëra nga gjashtë maratonat më të mëdha në botë. Rreth gjysma e 27,000 atletëve të regjistruar kanë pasur të përfunduar garën në kohën e shpërthimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












