Literaturë
Shkrimtarja shqiptare merr çmimin e dytë në Itali
Poetja dhe shkrimtarja shqiptare, Irma Kurti, vlerësohet me çmimin e dytë në edicionin e 16-të të konkursit të poezisë “Enrico Brianza për poezinë e saj “Briciole di gioia” (Grimca gëzimi) në Itali.
Konkursi u zhvillua në formë anonime për poezi të pabotuara në gjuhën italiane dhe në dialekt.
Irma Kurti ka botuar shumë vepra në shqip, italisht dhe anglisht, si dhe është autore e mjaft teksteve të këngëve të suksesshme.
“Ishte e emocionuar kur dola për të recituar vargjet, edhe pse ato i kushtoheshin babait që nuk jeton më. Përpara se t’i lexoja, u ndala paksa në krijimtarinë time nëpër vite. Ishte një surprizë për të pranishmit të mësonin se unë isha nga Shqipëria dhe kjo për mua përbën njëkohësisht një kënaqësi dhe sfidë”, tha Kurti.
Vlen të theksohet se Irma Kurti ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, 12 në italisht dhe katër në gjuhën angleze. Ajo njihet edhe si autore e shumë teksteve të këngëve të suksesshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












