Lajme
Shkrimtarja në gjyq: Donald Trump më përdhunoi
Shkrimtarja amerikane Elizabeth Karol ka dëshmuar në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku ngriti akuzat për përdhunim, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratën e saj në gjykatë ajo tha se fillimisht ka menduar se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz, do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju-Jork”.
Ajo tha se Trump i kërkoi këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një grua, dhe se ajo ndihmoi me kënaqësi.
Por shumë shpejt “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi Carroll në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.
“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.
Ndërsa ajo u ul në bankinën e dëshmiatres, ku shpesh u përlot, në një reagim në rrjetet sociale Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.
Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.
79-vjeçarja pritet ta vazhdojë dëshminë, kur avokatët e zotit Trump do të kenë ndoshta mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje./VOA
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin











