Lajme
Gjermani: Shoqata e mjekëve shqiptarë trajton temën e shëndetit mendor
Pandemia përgjithësisht ka ndikuar te njerëzit negativisht, qoftë për ekonomi, ashtu edhe për shëndetin mendor, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht se u bë më shumë se një vit me pandeminë, shumë probleme psikike po vazhdojnë të jenë ende temë diskutimi dhe njerëzit po preokupohen secilën herë e më shumë të gjejnë mënyra dhe teknika për menaxhimin e situatave kur kemi ndonjë vështirësi.
Për këtë, Shoqata e mjekëve në Gjermani po organizon një mbledhje online lidhur me temat e ndryshme psikike, teknikat e manxhimit, trajtimi dhe dalja nga gjendja e vështirësive psikike, me rekomandime të ekspertëve në këtë fushë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga kjo shoqatë:
Ju ftojmë më 21 prill, në orën 19:00, të na bashkoheni në mbledhjen online që do të organizojmë me Shoqatën e mjekëve shqiptarë në Gjermani. Së bashku me të ftuarit tanë do të flasim rreth temës së depresionit veçanërisht gjatë kësaj kohe pandemie, si dhe rreth përdorimit të programit Hap-pas-Hapi për të trajtuar simptoma të lehta depresioni.
Prezantimi dhe ligjëratat fillestare do të mbahen në gjuhën shqipe, ndërsa diskutimi më pas mund të bëhet si në shqip dhe në gjermanisht. Mbledhja do të organizohet përmes Zoom; linkun do ta postojmë në ditët në vijim.
Falënderojmë shumë Shoqatën e mjekëve shqiptarë në Gjermani për bashkëpunimin dhe mundësinë!
Ju mirëpresim!
Ekipi hulumtues Hap-pas-Hapi

E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











