Lajme

Shoqata „Yjet e Kosovës“ në Emmendingen të Gjermanisë shënon pavarësinë e Kosovës

Më 16.02.20, në kuadër të festimeve për pavarësinë e Kosovës, grupi „Yjet e Kosovës“ dha një shaqje mbresëlënëse nën koreografinë e Albana Halilajt, raporton Albinfo.ch.

Një risi më vete ishte edhe prania e dy këngëtarëve të rinj, Taulanta dhe Ardi, i cili shfaqi aftesitë e tij edhe në piano dhe ardhja e vëllait të koreografes, Ilirjanit, që shkëlqyen së bashku me të motrën në kërcimin tradicional.

Shfaqja u mbajt në një qendër të moshuarish në qytetin e Emmendingen në Gjermani. Ishte një pjesëmarrje mjaft e kënaqshme si e publikut gjerman, gjithashtu dhe e atij shqiptar. Vlen për t’u theksuar prania edhe e personave drejtues nga Caritas dhe drejtues të organizatave jofitimprurëse të qytetit të Emmendingen.

Shfaqjet e shoqatës kanë zgjuar gjithashtu edhe interesin e gazetës së „Emmendinger Tor“, një përfaqësues i „Emmendinger Tor“ ishte i pranishëm gjatë gjithë shqaqjes dhe pas saj nënkryetarja dhe njëkohësisht koreografja Albana Halilaj dha një intervistë ekskluzive për „Emmmendinger Tor“.

Shfaqja u prit me shumë kënaqësi nga publiku gjermano-shqiptar dhe „Yjet e Kosovës“ nëpërmjet fjalimit që mbajti kryetari i saj, z.Tahir Shabani, u zotuan për t’i ofruar publikut edhe në të ardhmen shfaqje po kaq të bukura.
Metzger-Gutjahr ofroi në shenjë falënderimi për shoqatën “Yjet e Kosovës“, Finger Food dhe pije.

Video: