Shqipëria
Shpejtësi dhe çmenduri, 261 km/h në autostradën shqiptare
Një 33-vjeçar nga Tirana i cili udhëtonte me një veturë me Range Rover është kapur me shpejtësi 261 km/h
Një shpejtësi e çmendur është konstatuar gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ku një veturë është kapur duke ecur me 261 km/h.
“261 km/h, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Shpejtësi e pa imagjinueshme, avion në rrugën interurbane Tiranë-Durrës”, thotë policia shqiptare, përcjellin mediat shqiptare.
Bëhet e ditur se në këtë aks rrugor Policia Rrugore e Tiranës, ka ushtruar kontrollet me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, përcjell albinfo.ch.
Një 33-vjeçar nga Tirana i cili udhëtonte me një veturë me Range Rover është kapur me shpejtësi 261 km/h.
Policia shqiptare apelon t’iu jepet fund shpejtësive të tilla, ndërsa nënvizohet se destinacioni nga shtëpia bëhet spitali.
Po ashtu, Policia e Tiranës gjatë fundjavës ka vendosur 49 masa administrative për OASh për shpejtësi që varionin nga 172 deri ne 261 km/h.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













