Bota
Shpenzimet e amerikanëve këtë vit
Amerikanët këtë fundvit shpenzuan më shumë se viteve të kaluara.
Blerjet e amerikanëve janë rritur, duke shënuar rekordet më të larta, në gjashtë vjetët e fundit.
Ekonomia e fuqishme ka qenë nxitje për këtë rritje, shkruan AP, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të “Mastercard SpendingPulse”, shitjet me pakicë u rriten 5.1 përqind midis 1 dhe 24 dhjetorit, krahasuar me vitin e kaluar.
Mastercard thotë se shitjet e përgjithshme, këtë vit, arritën në 850 miliardë dollarë.
Shitjet në internet vazhduan të shënojnë rritje, me më shumë se 19 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
Mastercard tha se shitjet në internet përbëjnë 13 përqind të shitjeve të përgjithshme me pakicë.
Blerjet e veshmbathjeve shënuan gjithashtu rritje në 8 përqind krahasuar me vitin e kaluar, rritje kjo më e larta që nga viti 2010.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












