Shëndetësi
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor: Zvicra e para, Shqipëria e fundit
Zvicra që është shtet jo anëtar në BE, kishte mesataren më të lartë me 11.9 %, duke kaluar Gjermaninë
Eurostat në një botim të fundit ka treguar se sa shpenzojnë shtetet në Evropë nga PBB-ja e tyre për shëndetësisë.
Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e fundit në Evropë sa u takon shpenzimeve për shëndetësinë.
Në vitin 2018, Shqipëria akordoi 2.9% të PBB-së si fonde për shëndetësinë. Të dhënat tregojnë se Shqipëria shpenzon një të katërtën e mesatares evropiane për këtë sektor, transmeton Monitor.
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e BE-së vitin e kaluar grumbulluan mesatarisht 41.1% të ardhura të PBB-së, ndërsa Shqipëria grumbulloi të ardhura vetëm 27.4% të PBB-së së saj.
Për më tepër, Shqipëria i përkeqësoi rezultatet më 2019, pasi të ardhurat në raport me PBB shënuan rënie me 0.2 pikë përqindje, përcjell albinfo.ch.
Mesatarisht në BE, shpenzimet e kujdesit shëndetësor arritën në 9.9% të PBB-së në 2018. Midis Shteteve Anëtare të BE, pjesët më të mëdha u regjistruan në Gjermani (11.5% të PBB) dhe Francë (11.3%), ndjekur nga Suedia (10.9%). Ndërkohë, Zvicra që është shtet jo anëtar në BE, kishte mesataren më të lartë me 11.9 %, duke kaluar Gjermaninë.
Në të kundërt, pjesa më e ulët e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor u regjistruan në Luksemburg (5.3% të PBB), Rumani (5.6%) dhe Shqipëri me 2.9%.
Lidhur me madhësinë e popullsisë, shpenzimet e kujdesit shëndetësor ishin më të larta në mesin e Shteteve Anëtare të BE-së në Danimarkë (5 260 € për banor), Luksemburgu (5 220 €) dhe Suedi (5 040 €) më 2018, ndërsa ishte më e ulta në Rumani (580 €) dhe Bullgaria (590 €).
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë Më 14 mars, në Kursaal Arena në Bernë u mbajt manifestimi përkujtimor me program artistik “Kurora... -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit














