E-Diaspora
Shpërblim për të gjithë ata që ndihmojnë në identifikimin e vrasësit të shqiptarit
Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion një shpërblim dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit
Policia njujorkeze vazhdon kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së Grei Frashërit, djaloshit 23- vjeçar me origjinë shqiptare.
Krimi ndodhi rreth orës 5.45 minuta të 7 shtatorit në rrugën 93 në Fourth Avenue, vetëm gjysmë milje larg shtëpisë së tij.
Policia ishte njoftuar për sulmin dhe në momentin kur mbërritën në vendngjarje, gjetën 23-vjeçarin me plagë të shkaktuar nga një armë, në qafën e tij, shkruajnë mediat shqiptare.
Frashëri është dërguar në spital ku dhe ishte deklaruar vdekja e tij, ka bërë të ditur policia amerikane, përcjell albinfo.ch.
Të martën në mbrëmje (11 shtator) familja dhe miqtë e tij mbajtën një ceremoni homazh në Bay Ridge.
“Po përpiqemi t’i japim kurajo prindërve, por është e vështirë”, thotë kushëriri i Greit, Kristi Leka.
Deri tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërsa policia ka shpërndarë foton e 23-vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin.
“Familja e tij kërkon ndihmë për të zbuluar vrasësin”, thotë Leka. Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion një shpërblim (2500 dollarë fillimisht) dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.
Një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur më kot për të shpëtuar jetën e 23-vjeçarit shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











