Lajme

Shpëtohet barka nga fundosja në Thun

Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet

Të premten në mëngjes një varkë gati u fundos në liqenin e Thunit në Zvicër. Menjëherë në vendin e ngjarjes doli polica detare dhe ekspertë të kësaj fushe. Në vend të ngjarjes, ku gati u fundos barka, 100 metra larg bregut mjeshtrit janë duke punuar për të rikuperuar varkën.

Policia detare fryu thasë me ajër të madh dhe i bashkëngjiti në varkën gati të fundosur për ta larguar varkën, ashtu kanë intervenuar pasi kishte edhe disa persona në varkë. Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia, derisa kanë njoftuar se rasti është lajmëruar para orës 10 të mëngjesit tek autoritet e sigurisë.

Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet pse gati u fundos varka edhe pse disa persona ishin të rrezikuar pasi ishin në varkë, por nuk raportohet për të lënduar, përcjell Albinfo.ch.