Lajme
Shpikësi i telefonit celular paralajmëron për ndryshime të reja në industri
Martin Cooper që konsiderohet si shpikësi i telefonit celular thotë se inovacionet në industrinë e telefonave celular vetëm sa kanë filluar.
Ai pret ndryshime të mëdha me avancimin e teknologjisë, krahasuar me telefonin që kishte dizajnuar vetë e që peshonte pak më shumë se një kilogram. “Telefonat do të evoluojnë në atë mënyrë sa të jenë pjesë e trupit të njeriut, ndoshta si sensorë që vrojtojnë shëndetin gjatë gjithë kohës dhe bateritë mund zëvendësohen nga energjia që prodhon trupi i njeriut”, është shprehur Cooper, raporton Zëri i Amerikës, përcjellë Albinfo.ch
Përkundër kësaj, krijuesi i telefonave celular thotë se kjo ka edhe një anë të errët e që po ndikon negativisht tek shtresa të ndryshme. “Opinioni im më negativ është se tani nuk kemi më jetë private sepse gjithçka rreth nesh është e regjistruar diku dhe këto të dhëna mund të merren nga dikush që ka synime të tilla. Qeveritë duhet të vendosin se ku do të jetë kufiri”.
Ai sugjeron se duhet kufizuar përdorimi i telefonave nga fëmijët. “Ka shumë gjëra që nuk i kam mësuar. Ende nuk e di se çfarë është TikTok-u. Ka shumë aplikacione që nuk i kam mësuar”, thotë shkencëtari 94 vjeçar, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë Albinfo.ch
Telefonat mobilë u prezantuan në vitin 1946 nga kompania AT&T.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit











