Lajme
Shpikjet teknologjike që na e kanë ndryshuar jetën
Nga telefonat inteligjentë, te televizori dhe GPS. Po ju tregojmë shpikjet teknologjike të këtij mijëvjeçari që nuk ekzistonin në vitin 2000 dhe kanë ndryshuar jetën tonë të përditshme.
VITI 2000: GPS DHE MAKINË HIBRIDE. Sistemi i Pozicionimit Global u krijua në 1973 nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së për qëllime ushtarake, por që nga maji 2000 aksesi në teknologji është i hapur për të gjithë.
Makina e parë hibride në botë ishte Toyota Prius, e cila u lançua në Japoni në vitin 1997, por që doli në tregun botëror vetëm në vitin 2000. Deri më sot, pasi ka arritur serinë e saj të gjashtë, Prius është ende makina hibride më e shitur në botë dhe ishte pioniere e revolucionit elektrik që sapo kishte filluar.
2003: HARTA E GJENOMIT NJERËZOR. Deshifrimi i informacionit gjenetik që përmban ADN-ja jonë u njoftua nga shkencëtarët në vitin 2003. Në realitet, ky dekodim u përfundua vetëm në vitin 2022, por ndërkohë informacioni i marrë ka lejuar hapa gjigantë në diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.
2004: RRJETET SOCIALE. Shërbimi i parë i “rrjetit social” daton në vitin 1997 dhe quhej SixDegrees, më pas mbërritën ndër të tjera Linkedin dhe Myspace (2003), por pikërisht me Facebook-un, që nga viti 2004, jemi dëshmitarë të bumit të një fenomeni, i cili në vitin 2022 përfshin 4.7 miliardë njerëz në botë ose 94% e atyre që kanë akses në internet.
2007: TELEFONAT INTELIGJENTË. Vetëm 15 vjet më parë ” SMARTPHONE” nuk ekzistonte. Telefoni, videokamera, kamera, kompjuteri, ora me zile, ora, riprodhuesi muzikor, navigatori dhe një mijë aplikacione të tjera u kombinuan për herë të parë në Apple iPhone.
2009: BITCOIN DHE PRINTIMI 3D. Versioni i parë i Bitcoin, monedha virtuale më e përdorur në botë, u lansua në vitin 2009 nga inxhinieri kompjuterik japonez Satoshi Nakamoto. Kjo shpikje çoi më pas në përhapjen e mbi 2000 kriptomonedhave të ndryshme, duke ndikuar në botën e financave dhe investimeve.
Procesi i printimit në tre dimensione ka lindur në vitin 1986 me stereolitografi, por që nga viti 2009, me skadimin e patentës për teknologjinë FDM (Fused Deposition Modeling), po shohim përhapjen e saj në shumë fusha, nga mjekësia në ndërtim, nga hulumtimi në ushqim.
2011: ASISTENT VIRTUAL. E para e lansuar në treg ishte Siri (Apple), duke kurorëzuar një udhëtim në fushën e komandave zanore të nisur nga Bell në vitin 1952. Microsoft mbërriti në vitin 2014 me Cortana, por pika e kthesës erdhi me Alexa dhe Google Home, të cilët integrojnë asistentët virtualë me automatizimin shtëpiak të shtëpive moderne.
2014: TV SIPAS KËRKESËS (TV IN DEMAND). Interneti ka revolucionarizuar mënyrën se si ne shikojmë TV. Nëse deri dhjetë vjet më parë ishte praktikë zapping ose marrja me qira e DVD-ve, sot gjithnjë e më shumë njerëz mbështeten në platformat që ofrojnë përmbajtje transmetimi sipas kërkesës për një tarifë vjetore. Bumi erdhi me Netflix, më pas erdhi Apple TV, Prime Video, Disney+…/koha.mk
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










