Shqipëria
Shqipëri: 10 mijë nxënës më pak këtë vit shkollor
Mësuesit rrezikojnë vendin e punës në institucionet arsimore për shkak të rënies së numrit të regjistrimeve
Në Shqipëri janë regjistruar në klasë të parë vetëm 20 235 fëmijë, rreth 10 mijë fëmijë më pak se në vitin e shkuar shkollor.
“10 mijë fëmijë më pak do të thotë 350 klasa të para më pak, pra 350 mësues më pak të arsimit fillor. Ne para 5 viteve kemi pasur nga 6 klasa paralele, sot kemi 4. Ky problem ndihet e do të vazhdojë të ndihet edhe më shumë. Në Sauk, në shkollën ’28 Nëntori’, në shkollën time ku punoj ‘Marie Logoreci’ ka një klasë më pak”, tha Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Arsimit në Tiranë, transmeton TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në 20 vjetët e fundit, sipas të dhënave të INSTAT, popullata e fëmijëve të ciklit 9-vjeçar ka pësuar rënie me 48%. Numri i ulët i regjistrimeve vihet re edhe në klasë të dhjetë, ku janë regjistruar 17 145 nxënës, 1.2% më pak se vitin e kaluar.
Risia e regjistrimeve këtë herë ishte aplikimi online përmes e-albania, e sipas Drejtorisë së përgjithshme të arsimit parauniversitar ende 0.2% e fëmijëve nuk janë regjistruar për shkak të disa problematikave, si pamundësia për të aplikuar apo prindërit nuk respektojnë juridiksionin e shkollave, ku u përket për arsimim dhe neglizhimi për t’i regjistruar në shkollat ku dëshirojnë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë










