Shqipëria
Shqipëri: 19-vjeçarja me Covid lindi me sukses djalin
Quhet Manuela Hemollari, është 19-vjeçare, e cila solli në jetë dje foshnjën e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2, transmeton albinfo.ch.
Prej 10 ditësh ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe trajtohej në shtëpi. Vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura e detyruan të shtrohej në spital më 9 mars, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ani pse situata klinike po rëndohej dhe jeta e 19-vjeçares dhe foshnjës po rrezikohej, u bë e mundur lindja e fëmijës në sallat e spitalit “Shefqet Ndroqi”, në bashkëpunim me stafin e spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koco Gliozheni”.
“Mezi merrja frymë, pastaj vajta me ambulancë te Shefqet Ndroqi, erdhi ekipi i maternitetit dhe me operauan atje, i falënderoj të gjithë mjekët që më shërbyen“, thotë ajo një ditë më pas. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












