Shqipëria
Shqipëri: 4 viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus
4 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi në raportimin ditor se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar me oksigjen.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
COVID-19 – Statistika (21 korrik 2020)
Testime totale 36388
Raste pozitive 4290
Raste të shëruara 2397
Raste aktive 1776
Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau













