Lajme
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të mundësohet në zgjedhjet e vitit 2025 nëse plotësohen boshllëqet ligjore brenda këtij sesioni parlamentar.
Në një intervistë televizive, i pyetur nëse do të mundësohet vota e emigrantëve në vitin 2025, Celibashi tha se, mund të arrihet për zgjedhjet e 2025, por me një kusht.
Ai theksoi se, duhet të plotësohen boshllëqet ligjore brenda këtij sesioni parlamentar.
“Shpresoj që të bëhet dhe ka mundësi të bëhet, por me kushtin që kuvendi të bëjë plotësimin e boshllëkut ligjor brenda këtij sesioni”, tha ai.
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, tha se, nuk dihet ende sesa qytetarë jashtë territorit të Shqipërisë do të votojnë.
Celibashi tha se, vetëm 14 mijë qytetarë kanë deklaruar adresën e vendbanimit.
“Ne nuk e dimë, por kemi disa qytetarë që kanë bërë deklarimin e adresës së vendbanimit të tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Kemi një numër të qytetarëve 14 mijë që përfaqëson individë që kanë deklaruar vetëm vendbanimin. Ne akoma nuk e dimë dhe nuk mund ta themi nëse x milionë numër qytetarësh do të votojnë. Këtë do ta marrim vesh kur të garantohet e drejta e votës”, tha ai.
“Ajo që mund ta themi qartë dhe pa hezitim është që për këdo vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të urdhërueshme për t’u zbatuar për t’u përmbushur qoftë dhe nga Kuvendi i Shqipërisë”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin Bëhet e ditur se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin,...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri Berset paraqiti kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Zvicra e mbështet...
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”