Shqipëria
Shqipëri: Afro 26% e bizneseve menaxhohen nga gratë
Zgjerimi i aktivitetit ekonomik vitet e fundit ka ecur paralelisht edhe me rritjen e angazhimit të grave në drejtimin e bizneseve të ndryshme.
Instituti i Statistikave bën të ditur se në fund të vitit 2018 gratë menaxhuan 25,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej në vendin tonë.
Të ndara sipas strukturës në rrethe, rezulton se në Tiranë është numri më i lartë i grave që menaxhojnë bizneset, më pas vijnë bashkitë e tjera, si Durrësi, Fieri etj., shkruan ATSH.
Sipas INSTAT, në ndërmarrjet aktive që operojnë në Bashkinë e Tiranës gratë menaxhojnë 33,2 % të tyre.
Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
Ndërsa në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 19,6 % të ndërmarrjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













