Shqipëria
Shqipëri: Gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar, rritje krahasuar me vitet e kaluara
Shqipëria ka pritur 560 mijë vizitorë të huaj gjatë janarit të këtij viti, një rritje prej 14.5% krahasuar me vitin e kaluar dhe gati tre herë më shumë se tre vjet më parë. Të dhënat u publikuan nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
“Më shumë se gjysmë milionë vizitorë e turistë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit, kur ende turizmi ynë malor ka nevojë për më shumë investime, tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione absolute e Ballkanit në këtë industri”, shkruan ai.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga














