Shqipëria
Shqipëri: Rriten çmimet e paketave turistike në Durrës
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasuar me vitin e shkuar.
Kjo vjen si rezultat i zhvlerësimit të euros, por dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë.
“Ky është një moment shumë i sforcuar nga ana jonë, sepse ne nuk duam të rrisim çmimet. Ne duam të jemi gjithmonë konkurrues në rajon, por kursi i euros na ka bërë një shtrëngesë në pjesën e çmimeve, sepse nuk është pak, është gati 20% humbje, vetëm nga kursi i euros. Kështu që në njëfarë mënyre ka një përqindje rritje shumë të vogël, që është gati e pandjeshme për paketat turistike”, thotë Eduard Xhepa, kryetari i Hoteleri Turizmit.
Kjo rritje e domosdoshme, sipas kryetarit të sektorit të turizmit, nuk pritet të ndikojë në punën e strukturave turistike, të cilët gjithnjë e më shumë po shohin shtim të numrit të turistëve elitarë, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Turistët e këtij sezoni dhe të sezoneve të shkuara janë kryesisht turistë që vijnë të organizuar në grupe me paketa të mbyllura, por ka shumë dhe po shtohet edhe më shumë numri i turistëve elitarë, të cilët vijnë në grupe të vogla individuale, familjare”, shprehet ai.
Operatorët kanë disa kërkesa për pushtetin lokal.
“Pastërtia është e para dhe ajo që ne shikojmë, është që duhet patjetër të shtohet numri i sinjalistikave dhe informacionit turistik dhe duhet patjetër të merren masa për të sistemuar trafikun dhe parkimet”, thotë Xhepa.
Këto i konstatojnë edhe vendasit, të cilët apelojnë për marrjen e disa masave.
Durrësi aktualisht ofron në total 168 hotele, me 4859 dhoma dhe 11,528 shtretër, ku gati 70% e tyre janë tashmë të prenotuar për stinën e verës.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













