Shqipëria
Shqipëri: Ruçi nga Holanda, rezoluta për vizat nuk do të zbatohet
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se për anëtarët e Bashkimit Europian, braktisja e institucioneve dhe braktisja e zgjedhjeve është e pakuptimtë, e paperceptueshme.
Një një intervistë për mediet pas takimeve në Holandë, Ruçi u shpreh se, “Kuvendi ka filluar në kuadrin e diplomacisë, një tur takimesh, pothuajse me të gjitha vendet kryesore të Bashkimit Europian. E kemi nisur me Gjermaninë, Bundestag un Gjerman, kemi vazhduar me Senatin dhe Parlamentin Italian, pastaj me Parlamentin Austriak, me konferencën e kryetareve te parlamenteve te vendeve anëtare në Vjenë dhe sot jemi në Holandë”.
“Por, nuk janë vetëm këto vendet, që Kuvendi i Shqipërisë ka kontaktuar këto gjashtë muaj, pasi në takimet shumëpalëshe ne kemi zhvilluar bilaterale me Senatin dhe me Parlamentin Francez, me disa parlamente te vendeve Skandinave. Me të gjitha parlamentet e Ballkanit si; Slloveni, Kroaci Greqi, Bullgari, Rumani, Poloni etj. Pra, gjatë kësaj kohe ne kemi kontaktuar pjesën dërmuese të parlamenteve të Bashkimit Europian dhe pas dy javësh do të kontaktojmë me një nga vendet e Europës Qendrore, siç është Çekia. Këtu mbyllim të gjithë programin që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë në kuadrin e diplomacisë parlamentare, me objektiv hapjen e negociatave, në Bashkimin Europian”, tha Ruçi, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Pranë parlamenteve të vendeve anëtare kemi paraqitur të gjitha arritjet e Shqipërisë, në kuadrin e pesë prioriteteve që janë: Reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu pronën dhe reformën zgjedhore”, u shpreh ai.
“Unë them që pavarësisht nga jehona mediatike që ka se Holanda është një vend skeptik, me bashkëbiseduesit që ne takuam, gjetëm një mirëkuptim të plotë dhe me objektivitet ata deklaruar që, ne po presim të mbarojnë zgjedhjet e Parlamentit Europian. Po presin dhe po ndjekin me shumë vëmendje se cili do të jetë rekomandimi që do të bëjë Komisioni Europian. Kanë përcaktuar relator nga këto parlamente që ndjekin nga afër arritjet e Shqipërisë, të cilët do të përgatisin një raport për parlamentet e tyre dhe në fund do të shprehin qëndrimin e tyre, lidhur me pozicionin e Holandës, për hapjen e negociatave me Shqipërisë”, tha Ruçi.
“Në Shqipëri një çështje që ka marrë më shumë vëmendjen e publikut është e ashtuquajtura debat apo rezolutë, që ka nxjerrë parlamenti holandez lidhur me ndërprerjen e vizave për shqiptarët. Ishte një gjë jashtëzakonisht e mirë, që vetë njeri prej deputetëve nënshkrues u shpreh qartë që: “megjithëse unë kam diskutuar për këtë rezolutë, megjithëse kam votuar pro kësaj rezolute, kam qenë i ndërgjegjshëm edhe para se të diskutoja, edhe para se të jepja votën, që kjo gjë është e parealizueshme”, tha kreu i Kuvendit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











