Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëri: Vdes 68 vjeçarja nga koronavirusi, shkon në 24 numri total i viktimave
Në Shqipëri është shënuar edhe viktima e 24 nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një 68 vjeçare nga qyteti i Tiranës.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se pasditen e së hënës ka ndërruar jetë një 68 vjeçare e cila vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
“Ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv një paciente 68 vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në Shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar”.
“68 vjeçarja e prekur nga Covid-19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda Spitalit Infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68 vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë”, shkruhet në njoftimin e ministrisë, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore











