Lajme
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin e votimit nga jashtë, kostot e financimit dhe mënyrën e votimit për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit.
Celibashi tha se procesi i votimit, nis me krijimin e një profili si votues nga jashtë, ku përveç të dhënave, kusht është edhe ngarkimi i një fotoje të personit që ka shprehur dëshirën për votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Si fillim, do të ngarkohet një dokument identifikimi, i cili duhet të jetë i vlefshëm që të mundësojë votimin. Pasaporta për jashtë shtetit ose letërnjoftimi të jenë të vlefshme deri në datën kur janë caktuar zgjedhjet. Kur krijohet profili si votues nga jashtë, personi duhet të shfaqet me pamjen e vet nëpërmjet këtij sistemi, i cili nuk pranon regjistrimin nëse pamja juaj nuk përputhet me atë të fotos në dokumentet e identifikimit. Duhet të paraqitet personi vetë dhe jo të dërgojë njeri tjetër, pra nëpërmjet face recognition (identifikim i fytyrës – shën. i red.) ti krijon edhe llogarinë tënde, por edhe aplikon për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve. Gjithë sistemi që ne përdorim është një sistem që aplikohet në aplikacione të tjera, si banka, e sisteme të tjera dhe ky është përshtatur për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Duhet të jetë gati maksimalisht në datën 1 janar 2025”, u shpreh ai.
Kryekomisoneri tha se përveç pjesës së sigurisë, ky aplikacion parashikon edhe lehtësinë e procesit të votimit. “Të gjitha kategoritë e votuesve mendojmë që nuk do të kenë probleme në përdorimin e këtij aplikacioni. Do të vendosim në dispozicion të votuesve edhe një sistem sqarimi dhe ndihmës, ndërsa po shikojmë mundësinë e ndërtimit të një sistemi nëpërmjet Inteligjencës Artificiale për mbështetjen e votuesve.”
Sa i takon kostove të këtyre zgjedhjeve, si për votën e diasporës, por edhe votimin brenda vendit, Celibashi tha se “votimi nga jashtë rrit kostot e këtij procesi, duke llogaritur si kosto vetëm ato që lidhen me dërgimin me fletën e votimit, edhe koston e kthimit, në varësi të numrit të votuesve. Ne kemi llogaritur që për 800 mijë votues kosto në dërgim është rreth 40 milionë euro, për kthimin edhe 40 milionë të tjera. Aplikacioni kushton rreth 2-2.4 milionë euro për platformën e regjistrimit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë. Pjesa e votimit nga brenda është llogaritur nga 18-20 milionë euro”.
Celibashi saktësoi se sot llogaritet kostoja vetëm e dërgimit të fletës, pasi ende s’ka një vendim përfundimtar nëse kthimi i fletës do të jetë kosto e votuesit apo do ta mbartë shteti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











