Uncategorized
Shqipëria e shtrenjtë, 400 euro një drejtim
Ndonëse numri i operatorëve, përfshirë ata low cost, sa vjen e shtohet, Shqipria vijon të ketë çmimet e biletave më të shtrenjtat në rajon
Edhe kjo verë nuk u ka shpëtuar çmimeve të larta të biletave të avionëve për fluturimet drejt dhe nga Italia e shtete të tjera ku jetojnë emigrantët.
Për javët e fundit të gushtit të udhëtosh nga Tirana drejt qyteteve të shtetit fqinj është një çmenduri e vërtetë. Bileta kushton mbi 300 euro për të shkuar në Milano, Romë apo qytete të tjera, madje edhe 400 euro.
Me “Blue Panorama” drejt Milanos, Romës, apo Torinës, nga data 24 gusht deri në fund të muajit, çmimet e biletave janë 290 euro vetëm në një drejtim.
Me “Alitalia” vendet janë pothuajse të zëna dhe nëse do të blesh një biletë për në Romë, minimumi është 400 euro, transmeton Monitor.
Edhe destinacionet e tjera janë shtrenjtuar ndjeshëm. Nga Tirana në Vjenë me “Austrian Airlines”, bileta kushton minimumi 330 euro në datën 24 dhe pas kësaj date rritet në 430 euro, përcjell albinfo.ch.
As operatorët “low cost” nuk janë të lirë. Me “Wizz Air” për në Londër mund të fluturosh me 370 euro.
Rritja e çmimeve të biletave drejt Shqipërisë në fillim të gushtit dhe nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera në fund të tij është një dukuri e përvitshme.
Burime nga Tirana International Airport (TIA) pohojnë se kjo dukuri lidhet me trafikun e rritur në dy-tre muajt e verës nga emigrantët. Vendet prenotohen me shpejtësi për të ardhur në Shqipëri në fillim të gushtit dhe për të ikur në fund të tij dhe kompanitë reagojnë duke rritur çmimet e biletave. Nga ana tjetër, operatorët nuk kanë avionë të tepërt vetëm për këta dy-tre muaj, teksa i bëjnë planet e fluturimeve që në prill deri në tetor dhe nuk i shtojnë vetëm për gushtin.
Çmimet mbeten të larta dhe në 10 ditëshin e parë të shtatorit dhe më pas ulen, ku drejt Italiasë mund të gjesh bileta edhe me 50-60 euro në një drejtim.
Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit. Sipas të dhënave nga TIA në 2018-n, në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.6 milionë (rritje 6%), duke zënë rreth 59% të totalit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













