Shqiperia
Shqipëria e treta në botë dhe e para në Evropë për rritje turistike

Shqipëria vazhdon të kryesojë listat e vendeve të preferuara të turistëve për të kaluar pushimet. Së fundmi Organizata Botërore e Turizmit në raportin për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Evropë sa i takon rritjes turistike, transmeton albinfo.ch.
Këtij lajmi i është gëzuar kryeministri shqiptar Edi Rama i cili në Facebook ka ndarë radhitjen e Shqipërisë.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin vendin tonë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej, prej veriut në jug, konfirmohet edhe me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar Rama.
E-Diaspora
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë Duket se lajmi për vrasjen e gruas N. M., e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka...
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
-
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënoi Festën e Flamurit Kombëtar
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar”
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është “frenimi i borxhit” në Zvicër dhe si ndikon ai te banorët? Ndërsa Gjermania fqinje po ndeshet me zbutjen e saj të frenimit të borxhit, ju mund të...
-
Hapen më shumë zona për sportet dimërore, vendet ku mund të skijoni në fundjavë
-
Nëntori me shi dhe i nxehtë në Zvicër
-
Sa leje të punës do të lëshojë Zvicra për vitin 2024
-
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në botë