CH-Ballkani
Shqipëria e uron Kosovën për ushtri
Reagojnë Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur një fotografi të mikut të tij, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta uruar popullin e Kosovës për ushtri.
I pari i Qeverisë shqiptare ka publikuar në faqen e tij zyrtarë në Facebook fotografinë e Thaçit me uniformë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nxitoi të uronte Kosovën për formimin e ushtrisë.
“Urime Kosovë për Ushtrinë!”, niste mesazhi i tij në rrjetin social Twitter, përcjell albinfo.ch.
“Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me ushtrinë e saj, Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha.
Pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës, një përkrahje e madhe ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta zgjodhi rrjetin social Facebook për të uruar politikën e Kosovës që bëri të mundur formimin e ushtrisë së saj.
Po ashtu Meta këtë e ka quajtur si vendim historik të Kosovës që dëshmon qartë se ky vend është i aftë të marrë përgjegjësi të reja për të kontribuar paqes, stabilitetit në rajon.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














