Zhvillim
Shqipëria eksporton vajin e ullirit edhe në Zvicër
Vaji i Ullirit që prodhohet në Shqipëri arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër e deri në Kinë.
Këtë e ka bërë të ditur për mediat e Tiranës eksperti Dhimitër Panajoti.
Në një vit Shqipëria arrin të prodhojë rreth 10 mijë tonë vaj ulliri, por për arsye të rritjes së eksportit, për të plotësuar nevojat importohen rreth 1 mijë tonë. Por, konsumi i vajit të ullirit për frymë në vend mbetet i ulët në krahasim me vendet e tjera.
“Konsumin e vajit të ullirit e kemi rreth 3 litra për frymë maksimumi, nga prodhimi i brendshëm. Gjithë vendet e tjera, Italia, Spanja, Greqia, e kanë pesë herë më shumë. Gjithë kjo industri është rreth 30 milionë euro”, tha Panajoti, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e shoqatës së vajit të ullirit shqiptar, Silvana Subashi, thotë se në vend janë ngritur rreth 240 fabrika dhe gjysma e tyre merren vetëm me përpunim të vajit për të tretët.
Vetë prodhuesit shprehen se e prodhojnë vajin në temperatura të ulëta për të marrë më shumë cilësi. Kostoja e prodhimit të 1 litri vaj është 800 lekë, ndërkohë te konsumatori ajo shkon me një çmim prej 1 mijë lekësh.
Shqipëria ka 60 mijë hektarë ullinj, nga të cilat 1.3 milionë ullinj janë qindra vjeçarë. Disa nga varietet më të njohura të ullirit shqiptar janë “Kalinjot”, “Kripi i Beratit”, “Bardhi i Tiranës”, “Kripsi i Elbasanit”, “Mixan” dhe “Himara”, të cilat zënë dhe 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lublanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











