Shqipëria
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Kiev
Shqipëria do të ketë zyrtarisht ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Jashtme, ndërsa sot Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili hyn në fuqi menjëherë.
Shpenzimet e ambasadës shqiptare në Kiev do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme për vitin 2023.
Shqipëria kishte në Kiev vetëm një mision të posaçëm, që tashmë është mbyllur me vendim qeverie, duke futur në fuqi ngritjen e ambasadës së parë shqiptare në Ukrainë.
Më herët ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se hapja e ambasadës shqiptare në Kiev do të bëhej në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Që prej 24 shkurtit të vitit 2022, kur nisi pushtimi rus i ukrainës, Shqipëria është rreshtuar në mbështetjen e Ukrainës, shkruan rtsh.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020. Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












