Shqipëria
Shqipëria, me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajon
Raportohet se vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Europën, duke u renditur në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë, përcjell albinfo.ch.
Referuar një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.
Indeksi i fertilitetit, i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, është përkeqësuar me shpejtëësi në 30 vjetët e fundit, duke u pakësuar me rreth 4 herë.
Sipas Eurostat, normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia me 1.83 fëmijë për grua, Islanda me 1.82 fëmijë për grua, Rumania me 1.81 fëmijë për grua.
Na krahun tjetër, Malta një shtet ishullor që të rinjtë nuk preferojnë të krijojnë familje, kishte normën më të ulët të lindshmërisë në Europë me 1.13 fëmijë për grua, Spanja me 1.19 fëmijë, Italia me 1.25 fëmije për grua dhe Shqipëria me 1.38 fëmijë për grua.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në rajon. Edhe Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon nuk është përkeqësuar. Në vitin 2021 në Serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë.
Gjithashtu Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u renditen me mirë se Shqipëria (shiko grafikun bashkëngjitur).
Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.
Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.
Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten.
Kjo do të thotë se në të ardhmen popullsia do të pakësohet, por do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.
Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim