Lajme
Shqipëria me rritje ekonomike
Në Shqipëri ekonomia u rrit me 2.04 përqind në tremujorin e dytë të këtij viti. Shifrat u bënë publike nga Instituti i Statistikave
Aktiviteti ekonomik iu rikthye rritjes pasi rënies me 0.2 përqind në tremujorin e parë të vitit. Posta, komunikacioni, industria, sherbimet dhe tregtia regjistruan një rritje, ndërsa ndërtimi sërish shënoi ritme negative duke rënë me 18 për qind. Një rënie prej 7 përqindësh ka shënuar edhe transporti.
Pasi për herë të dytë në fillim të këtij viti, ekonomia shënoi një rritje negative, që nga 2009 kur shenjat e krizës botërore filluan të ndjeheshin fort edhe në Shqipëri, tremujori i dytë regjistroi një rikthim në ritmet pozitive, ndonëse të ulta.
Të dhënat e shpërndara nga Instituti i statistikave flasin për një rritje prej 2,04 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Institutit të statistikave konfirmojnë parashikimet jo fort optimiste të Bankës së Shqipërisë sipas së cilës ekonomia do të vazhdojë të ketë rritje pozitive, por në nivele të ulta.
Qeveria në Tiranë kishte parashikuar fillimisht se rritja në 2012 do të ishte 4.3 përqind, por pas gjashtëmujorit të parë, u detyrua ta rishikonte parashikimin e saj duke e ulur në 3 për qind.
Krahasuar me vlerësimet e institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare, shifra e qeverisë mbetet tejet optimiste. Javën e shkuar misioni i Fondit Monetar për Shqipërinë u shpreh se parashikonte një rritje prej 0.5 përqind. Sipas FMN-së vazhdimi i krizës në eurozonë dhe paqëndrueshmëria po provokon goditje të tjera që po i transmetohen edhe Shqipërisë dhe rritja ekonomike po ngadalësohet.
Kjo i dedikohet së pari lidhjes së ngushtë tregtare me Italinë e Greqinë dy nga vendet më të prekura nga kriza. Pak ditë më pas edhe Banka Botërore parashikonte një rritje ekonomike mes 0.5 dhe 1 për qind për vitin 2012.
Sipas Bankës se Shqipëri ekonomia shqiptare po vuan nga rënia e konsumit dhe investimeve private si dhe nga mungesa e politikave fiskale stimuluese. Rënia e ndjeshme e të ardhurave ka detyruar qeverinë që të reduktojë shpenzimet duke prekur vecanërisht edhe investimet.
Autoritetet shpresojnë shumë në të ardhurat nga privatizimet.
Vetëm nga shitja e Albpetrolit Qeveria ka marrë një ofertë prej 850 milionë eurosh, të cilat do t’i jepnin një frymëmarrje më të lirshme ekonomisë dhe do të mund të përdoreshin për të nxitur rritjen e saj.
/VOA & Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













